Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Futboll

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Më: 10 mars 2025 Në ora: 20:59

Barcelona po përpiqet të gjejë mënyrën për të luajtur sa më shpejt ndeshjen e shtyrë në La Liga kundër Osasuna. 

Sipas Relevo, ndeshja në fakt mund të riplanifikohet për t’u zhvilluar pikërisht pas pushimit të marsit kur luajnë kombëtaret. 

Pushimi do të ndodhë nga data 17-25 mars, gjatë së cilës nuk mund të zhvillohet asnjë ndeshje në La Liga. 

Megjithatë, ka mundësi që ndeshja të luhet më 27 mars, që është ditë e enjte. 

Kjo do të thotë që Barça të luajë vetëm disa ditë para ndeshjes zyrtare pas pushimit të marsit. 

Nëse kjo ndodh, Barcelona do të duhet të luajë dy ndeshje në hapësirën e katër ditëve – pasi është planifikuar gjithashtu të përballet me Girona më 30 mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat