Luis Enrique: PSG duhet të ketë posedimin për ta përmbysur Liverpool

Futboll

Luis Enrique: PSG duhet të ketë posedimin për ta përmbysur Liverpool

Më: 10 mars 2025 Në ora: 21:33
Luis Enrique

Paris Saint-Germain duhet të luftojë për ta kontrolluar posedimin e topit në ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj Liverpool, në përpjekje për ta përmbysur disavantazhin 1-0 dhe për të siguruar një vend në çerekfinale, ka thënë Luis Enrique, trajneri i skuadres franceze.  

Dy skuadrat pritet të ndeshen të martën në tokën angleze. 

"Ndeshja e së martës do të jetë më e ekuilibruar. Jam optimist për atë që ekipi im mund të bëjë. Sigurisht, duhet të mbrohemi dhe të sulmojmë së bashku, ta kemi posedimin sa më shumë që të jetë e mundur dhe të krijojmë raste", ka thënë Enrique para gazetarëve.

Ai e ka mohuar se atmosfera në "Anfield" mund të jetë problem për PSG. "Është një stadium legjendar dhe ky fakt është një motivim shtesë për ne", ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat