Newcastle fiton dhe i barazon pikët me kampionin në fuqi

Futboll

Newcastle fiton dhe i barazon pikët me kampionin në fuqi

Më: 11 mars 2025 Në ora: 01:01
Foto ilustrim

Pas disfatës xhiron e kaluar në Premier League nga Liverpooli 2:0, Newcastle të hënën mbrëma shënoi fitore në udhëtim ndaj West Ham Unitedit.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit anglez.

Golin e fitores e shënoi Bruno Guimaraes në minutën e 63-të.

Newcastle zë vendin e gjashtë me 47 pikë sa ka edhe Manchester City një pozitë më lart.

West Hami është në vendin e 16-të me 33 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat