Bernard Berisha shkëlqen

Futboll

Bernard Berisha shkëlqen

Më: 11 mars 2025 Në ora: 21:22
Berisha

Akhmat Grozny ka arritur një fitore të madhe në Kupën e Rusisë, ndaj Krasnodarit.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi nga Kosova, Bernard Berisha.

Berisha shënoi dy gola në fitoren prej 2:1 të Akhmatit.

Në fakt, serinë e golave e kishte hapur Krasnodar, me një gol të shënuar nga Cordoba.

Me të inkuadruar në minutën e 63-të në ndeshje, Berisha gjeti golin në minutën e 66-të.

Gjashtë minuta më vonë, ai shënoi nga pika e bardhë, për të kompletuar rikthimin.

Për Bernard Berishën kjo është ndeshja e parë që nga lëndimi i rëndë i pësuar në gusht të vitit 2024.

Akhmat Grozny me këtë fitore është kualifikuar në fazën tjetër të kupës ruse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat