Skuadra e Gjilanit ka mbyllur përgatitjet e fundit para duelit kampional ndaj Malishevës, i cili zhvillohet këtë të mërkurë më 12 mars.
"Në limite të kohës për t’u përgatitur për këtë takim, tashmë ekipi ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para se të udhëtojë drejt “Liman Gegaj”.
Grupi ka qenë në dispozicion të stafit në vetëm dy seanca stërvitore pas ndeshjes në vikend ndaj Feronikeli ’
74 dhe është bërë gati për këtë ballafaqim.
Jashtë skuadrës kanë mbetur futbollistët e lënduar, Robert Rrahmani, Endri Reçi dhe Leon Miftari, ndërkohë Armend Thaqi për shkak numrit të kartonëve të verdhë (4) nuk do të jetë në planifikime gjithashtu.
Pjesa tjetër e grupit janë të gatshëm për të performuar në një tjetër ndeshje të rëndësishme", ka njoftuar SC Gjilani.