​Duka thyen heshtjen për Etnik Brrutin

Futboll

​Duka thyen heshtjen për Etnik Brrutin

Më: 12 mars 2025 Në ora: 09:46
​Duka thyen heshtjen për Etnik Brrutin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka folur për herë të parë në lidhje me kalimin e Etnik Brrutit nga Kosova tek Shqipëria që ngjalli reagime të shumta në Kosovë.

I pari i FSHF-së ka thënë se dera e kombëtares është e hapur për të gjuthë.

Kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria (rasti i Brrutit) – Pashë një status të babait të lojtarit dhe mendoj që ishte i duhuri. Akuza për mua apo FSHF-në ka në të dyja drejtimet, pse e keni marrë këtë lojtar apo pse nuk e keni marrë. Edhe kur i merr, edhe kur nuk i merr, gjysma e njerëzve janë pro dhe gjysma kundër. Nëse je i bindur që ke bërë më të mirën, duhet të vazhdosh ta bësh. A e kam marrë unë Brrutin? Unë jam një nga ata që vendos për politikat e FSHF-së dhe një nga politikat tona është që dera e Kombëtares është e hapur për këdo. Ne marrim vetëm futbollistët shqiptarë, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne”, ka thënë Duka në një intervistë për RTSH-në.

Marrëdhënia me FFK?

“Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Evropës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore”, ka thënë Duka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat