Mbrëmja e sotme në Champions League do të jetë po aq emocionuese dhe e luftuar si ajo e djeshmja.
Duele mjaft të luftuara janë në program për t’u zhvilluar në 2 orare të ndryshme.
Gjithçka do të startojë mbrëmjen e sotme me sfidën mes Lille e Dortmund. Përballje kjo që do të nisë në orën 18:45, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 1-1.
Në orën 21:00 do të luhen 3 sfida. Padiskutim e gjithë vëmendja do të jetë e derbi i Madridit, ku Atletico Madrid pret në shtëpi Real Madrid dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë për kualifikimin në çerekfinalen e Champions.
Përballja e parë mes tyre ka përfunduar në favorin 2-1 të “Los Blancos” dhe skuadra e Diego Simeone nuk ka rrugë tjetër veçse përmbysjes për të tentuar kualifikimin.
Ndërkohë ndeshja tjerër është përballja mes Arsenal – PSV, me “Topçinjtë” që do të luajnë thjeshtë për formalitet, pasi kanë fituar duelin e parë me shifrat 7-1. Gjithshtu me një këmbë në çerekfinale është edhe Aston Villa, me anglezët që kanë fituar përballjen e parë 3-1 ndaj Clube Brugge dhe në shtëpi luajnë për formalitet.