Fillimisht Besa, më pas Flamurtari dhe Vora

Futboll

Fillimisht Besa, më pas Flamurtari dhe Vora

Më: 12 mars 2025 Në ora: 11:11
Pogradeci

Pogradeci ëshë një nga skuadrat që kërkon një vend në “Play-Off’ për të tentuar më pas edhe surprizën e madhe, ngjitjen në Superiore. Liqenorët po zhvillojnë një kampionat relativisht të mirë dhe rezultatet kanë bërë që aktualisht të jetë pjesë e “top-6”-shes.

Humbja e fundit në kampionat e pësuar ndaj Burrelit nuk ka prishur aspak atmosferën e skuadrës së Ard Memës, të cilët besojnë fort tek aftësitë e tyre.

Tashmë si për të treguar forcën e vërtetë të këtij ekipi ka menduar kalendari i 3 javëve të ardhshme.

Kjo pasi do të sfidojnë 3 ekipet e kreut, ku çdo pikë e marrë ndaj tyre do të vlejë shumë në rrugën drejt objektivave të liqenorëve. Kështu fillimisht në fundjavë do të sfidojnë Besën, ndërsa më pas do të jetë radha e Flamurtarit dhe Vorës.

Ard Mema dhe “djemtë” e tij dëshirojnë dhe shpresojnë të marrin maksimumin e pikëve ndaj liderve të Kategorisë së Parë. Rezultatet këto që do të vendosin shumë edhe për klasifikimin e tyre në kampionat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat