100 milionë të ardhura deri më tani, Champions mbush arkat e Interi

Futboll

100 milionë të ardhura deri më tani, Champions mbush arkat e Interi

Më: 12 mars 2025 Në ora: 11:18
Interi

Me kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Inter garantoi 98.5 milionë euro të ardhura të ndara në shtatë zëra kryesorë.

Para së gjithash, vetëm pjesëmarrja, e cila erdhi falë fitores së titullit sezonin e kaluar, vlen 18.62 milionë euro; gati dhjetë milionë (më saktë 9.7) vijnë nga pozicioni i katërt në grup, për t'i shtuar bonusit për rezultatet e fazës së parë, shumën e 6 fitoreve dhe barazimin e vetëm në tetë ndeshje, që kap vlerën 13.3 milionë dhe bonusin (2 milionë) për përfundimin në tetëshen e parë.

Dhe më pas faza finale, e cila deri më tani ka sjellë 23.5 milionë euro: 11 milionë për kualifikimin në 1/8 dhe 12.5 milionë të tjera për çerekfinalet.

Së fundi, është e gjithë çështja e ndryshueshme që lidhet me pjesën evropiane (24.02 milionë), e cila, siç shpjegon Calcio e Finanza, lidhet me tregun e të drejtave televizive bazuar në një renditje të krijuar duke përdorur mesataren midis peshës së tregut të vetëm kombëtar dhe renditjes së UEFA-s gjatë pesë viteve, dhe me pjesën jo-evropiane (7.36 milionë), e lidhur me trofetë historikë.

Pra, deri më tani Interi i ka kaluar 98 milionë të ardhurat totale, por duke llogaritur edhe të ardhurat në San Siro për ndeshjen kundër Bayern Mynihut, ata do të thyejnë lehtësisht shifrën e 100 milionëve, duke arritur tre shifrat për këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat