Dumfries: Është një moment i veçantë

Futboll

Dumfries: Është një moment i veçantë

Më: 12 mars 2025 Në ora: 11:28
Dumfries

Mision i përmbushur për Inter, që eliminoi Feyenoord dhe u kualifikua në çerekfinalet e Champions League. Një nga protagonistët në fushë për skuadrën zikaltër ishte mesfushori Denzel Dumfries.

“Ishte një ndeshje e mrekullueshme, një natë e mrekullueshme për ne dhe jam i lumtur që jam në çerekfinale. Tani ne do të përballemi me Bayern Munich që është një tjetër ekip i madh”, komentoi anësori i Inter.

Më tej, Denzel Dumfries foli për veten dhe skuadrën: “Ndihem mirë, jam në formë dhe i lumtur që po luaj kaq mirë për momentin. Ne e dimë që të gjithë po luajnë më të mirën kundër nesh. Duhet të qëndrojmë gjithmonë të fokusuar”.

“Jam krenar për atë që po arrijmë në fushë. Është një moment i veçantë për mua që mbaj shiritin e kapitenit tek Inter. Shpresoj që De Vrij të shërohet shpejt, sepse është një lojtar i madh“, përfundoi Denzel Dumfries.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat