Slot tregon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Slot tregon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve

Më: 12 mars 2025 Në ora: 11:39
Slot

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht në shtëpi nga Paris Saint-Germain.

Trajneri i “The Reds”, Arne Slot u pyet nga gazetarët se kush është favoriti për të fituar UEFA Champions League këtë sezon.

“Jam shumë i impresionuar me ekipin aktual të Barcelonës”, ishte përgjigja e Slot

Barcelona mbrëmë siguroi çerekfinalen pasi eliminoi Benfican. Ata do luajnë ndaj Interit në fazën tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat