Xabi Alonso e mbron Granit Xhakën

Futboll

Xabi Alonso e mbron Granit Xhakën

Më: 12 mars 2025 Në ora: 11:41
Xabi Alonso

Skuadra e Bayer Leverkusenit mbrëmë u përshëndet nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht edhe në shtëpi kundër Bayern Munchen.

Trajneri spanjoll, Xabi Alonso i ka dal në mbrojtje lojtarëve të tij përkundër humbjes, në veçanti Granit Xhakës.

Xhaka u kritikua nga tifozët për paraqitje, por sipas Alonsos mesfushori shqiptar luajti mirë.

“Për mua, ai luajti shumë mirë sonte ndaj Bayernit. Ai kishte një lëndim të vogël në vikendin e kaluar në ndeshjen ndaj Bremenit, prandaj edhe ishte zëvendësuar.

Por, për mua sonte luajti shumë mirë’, u shpreh Xabi Alonso.

Granit Xhaka mbrëmë u ndëshkua me karton të verdhë duke humbur kështu ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në sezonin e ri 2025/26.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat