Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry ka folur për favoritet e “Topit të Artë” për këtë sezon.
Sipas Henry-s, më meritori deri tani është lojtari i Barcelonës, Raphinha.
Gjatë emisionit në “CBS Sports Golazo”, Henry largon nga gara Mo Salah-un dhe Harry Kane-n.
“Repsket për Harry Kane dhe Mo Salah. Por në garë për Topin e Artë këtë sezon favoriti është Raphinha. Ai ka shënuar 11 gola në Champions League, që është një paraqitje fantastike.
Sidomos duhet pasur parasysh edhe faktin që ai nuk i godet penalltit”, u shpreh Henry
Salah po shkëlqen me Liverpoolin, por mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe tashmë gjasat për të fituar këtë çmim individual janë shuar.