Kukësi kërkon edhe “kokën” e Korabit

Futboll

Kukësi kërkon edhe “kokën” e Korabit

Më: 12 mars 2025 Në ora: 12:13
Kukësi

Kukësi ka arritur të marrë pikë shumë të rëndësishme në 2 javët e fundit të kampionatit. Verilindorët kanë mposhtur në duelet direkte për mbijetesë Valbonën dhe Erzenin.

6 pikë të marra ndaj rivalëve direkt bëjnë që kuksianët të kenë shmangur kështu rëndien direkte, ndërsa këto rezultatet kanë risjellë në ekip atmosferë pozitive. Fatjon Tafaj debutoi em fitore në stolin e Kukësit dhe tashmë një tjetër “finale” për mbijetesë do të duhet të kalojë me sukses ditën e shtunë.

Kundërshtari i radhës është skuadar e Korabit, ku në Kukës pas Erzenit dhe Valbonës kërkojnë edhe “kokën” e skuadrës nga Peshkopia. Një tejtër fitore do t’i zgjiste në klasifikim, madje duke kaluar edhe Korabin në renditje.

Tafaj prej ditësh vazhdon me skuadrën përgatitje intensive në mënyrë që skuadra të marrë siç duhet direktivat e tij për sfidën e radhës. Në fushë do të jenë “al-in” për fitoren e cila ndaj një rivali direkt vlen më shumë se 3 pikët. Kujtojmë se kjo përballje do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00 në transfertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat