Kryesuesit e Vorës do të luajnë në transfertë kundër Kastriotit

Futboll

Kryesuesit e Vorës do të luajnë në transfertë kundër Kastriotit

Më: 12 mars 2025 Në ora: 12:34
Ndeshjet

Të shtunën do të luhen ndeshjet e javës së 28-të të Kategorisë së Parë. Po i afrohemi fundit të sezonit të rregullt dhe ndeshjet premtojnë spektakël, pasi skuadrat synojnë që të arrijnë objektivat respektive.

Kryesuesit e Vorës do të luajnë në transfertë kundër Kastriotit.

Një tjetër sfidë interesante zhvillohet në Pogradec, aty ku liqenorët vendas presin Besën.

Edhe kjo ndeshje do të vijë drejtpërdrejt për shikuesit në RTSH Sport në orën 14:00.

Flamurtari i vendit të dytë do të luajë në transfertë kundër Lushnjës, ndërsa Burreli do të presë në shtëpi Erzenin. Apolonia-Valbona dhe Korabi-Kukësi janë dy ndeshjet e tjera të javës së 28-të të Kategorisë së parë. Të gjitha takimet do të luhen në orën 14:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat