Latifi ia përmend edhe kumarinë me Lakoviqin: Harron se vëllai tij ishte trimi i Beogradit

Futboll

Latifi ia përmend edhe kumarinë me Lakoviqin: Harron se vëllai tij ishte trimi i Beogradit

Nga: K. Goca Më: 12 mars 2025 Në ora: 12:47
Driton Latifi

Analisti i futbollit Driton Latifi, ia kujton disa gjëra presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ditëve të fundit ka debate e polemika të ashpra në lidhje me futbollistin Etnik Brruti që nga Kosova shkoi të kombëtarja e Shqipërisë.

Latifi përmes një shkrimi të gjatë në profilin e tij nël facebook ka numëruar disa gjëra.

"Retorika e rrezikshme e D-së…

Në çdo komunikim vënia e theksit të duhur në shprehje gjithmonë transmeton mesazhe shtesë në të folur dhe jeta është mësimi më i vështirë, por edhe më i mirë kur përjeton eksperiencën para mësimit gjithmonë. 

Motoja se çdo shqiptar është i mirëpritur të luaj për kombëtaren kuqezi ka domethënie të madhe dhe të qëndrueshme, por mbrapa saj ka një hile si në rastin Brruti dhe nja 13 raste të tjera kur janë marë lojtarët direkt nga ekipet e Kosovës, duke keqpërdorur pozitën e tyre momentale në karrierë, pakënaqësinë me selektim, planifikimin në karrierë, ka dëmtuar direkt Kosovën dhe përfaqësimin e saj ndërkombëtar.

Realisht D-ja, si atdhetar që tenton të jetë, është dashur të modifikojë thënien duke potencuar se në këtë kohë çdo Shqiptar duhet të luaj edhe për Kosovën sepse ajo ka nevojë për secilin, por lakmia e produktit të gatshëm për sukses nuk e lë të shprehet kështu, sepse pa këta lojtar nga Kosova mund të harrojë evropianin e parë e të dytë. 

Nuk kemi arrit deri këtu duke dëmtu njëri-tjetrin, por duke ndihmu, duke nda shtëpinë, bukën e kripën… me vlera që na kanë transmetuar etërit tanë. 

Sipas tij ne ndoshta edhe nuk jemi shqiptarë, s’jemi as shqiptarë të Kosovës, por thjeshtë kosovar - term ndarës në aspektin figurativ dhe që krijon distancë në të shprehur. Dhe këtë e përdor goxha mirë pa e thënë direkt, por e transmeton mirë me moton e tij. 

Fati i mbetjes së shqiptarëve jashtë kufijve aktual, nuk është faji i jonë! 

Jam dakord deri diku që gara të zhvillohet nëpër Evropë për talente, sepse ka edhe një sens konkurrence si duam ta quajmë rivalitet për prestigj apo “ekonomi tregu”, por jo me skaut-agjenta nga Tirana që përfshihen tinëz në kampet modeste të Kosovës nëpër vende evropiane.

Ai madje e relativizon aq shumë Kosovën dhe futbollistët e saj, duke i krahasuar me ata që patën fatin e imponuar të emigrimit familjar si Xhaka, por harron se vëllai tij ishte trimi i Beogradit më 2014, me të cilët ai tani fërkon duart e interesit të fondeve evropiane! 

Paralajmërimi edhe më i madh vjen se D-ja duke organizuar Euro 2027 për U-21 ka të siguruar kualifikimin si bashkënikoqir, dhe këtë do ta shfrytëzojë koxha mirë si tregtar që është, për të mbledhur sa më shumë futbollist të ekipeve të Kosovës, duke lajmëruar se ky i fundit është vetëm i pari nga ekzodi masiv që ai planifikon nga zbrazja e “Marketit Kosova” duke aluduar te tri përfaqësueset asete të Kosovës U-17, U-19 dhe U-21. 

Dhe, Federata e futbollit të Kosovën bën gabimin më të madh që nuk raporton me dokumentim të çdo rasti dëmin që po i bëhet, jo në UEFA, por në FIFA aty ku vendoset për rregulla të ndërrimit të shtetësisë së lojtarëve, sepse në UEFA ai ka ruajtur gjithë influencën vetëm për vete dhe asnjëherë për Kosovën, madje nuk e ngriti as çështjen e flamurit serb me hartë të Kosovës, sepse do të prish kumarinë dhe lidhjen me Lakoviqin në Nyon. 

Postin e nënkryetarit mos harro e ke dhuratë nga votat dhe influenca e Kosovës e Maqedonisë, asaj të parës që shihet se sa i ndihmon! 

Dhe kam një pyetje, që nuk e thashë kurrë publikisht deri tash…

Si është e mundur që në mbi 30 vite të fundit shërbim për kombëtaren shqiptare të mos jetë asnjë, pra asnjë i vetëm ish-lojtar nga Kosova trajner në ndonjë ekip grupmoshe kuqezi, madje as ndihmës trajner i tyre? Të mos flasim për ndonjë post në FShF! A po futbollistët nga Kosova janë të mirë vetëm për punë argati…! 

Shqipëria është shumë e madhe dhe ska nevojë për këtë qasje abuzive të grykësit të pangopur.

Basti që ai ka vënë nuk është i Shqipërisë dhe as i shqiptarëve, por ego personale. 

Shqipërisë ia kanë dhënë gjithmonë hakun djemtë e Kosovës, por është koha të kemi edhe ne gëzimin e hidhërimin tonë. 

Mos harroni, Kosova po bëhet, kështu si po e sakatojnë disa me dije e pa vetdije dhe do të kualifikohet në një ngjarje të madhe, dëshën apo nuk deshën disa andej e këndej kufirit! 

(Shkrimi paraqet bindjen personale të aktualitetit të fundit të futbollit)”, ka shkruar Driton Latifi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat