Vëllai i futbollistit të Kosovës zgjedh përfundimisht Suedinë

Futboll

Vëllai i futbollistit të Kosovës zgjedh përfundimisht Suedinë

Më: 12 mars 2025 Në ora: 13:17
Besfort Zeneli

Besfort Zeneli është lojtari i radhës që “braktis” Kosovën, teksa ka vendosur të përfaqësojë Suedinë në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë vëllai i tij, Arbër Zeneli siç dihet luan për “Dardanët”.

Lajmi është bërë i ditur nga suedezës, të cilët ditën e sotme kanë publikuar edhe listën e të grumbulluarve për sfidat e këtij muaji. Kështu në listën e gjatë prej 23 emrash bën pjesë edhe Besfort Zeneli.

22-vjeçari që luan me Elfsborg në Suedi tashmë do të veshë fanellën e kësaj kombëtareje në vazhdim.

Për të është hera e parë që merr ftesën nga Suedia, ndërsa vlen të theksohet se më parë ka luajtur për Kosovën U-21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat