Shqiptari shënon tjetër gol dhe kualifikon skuadrën nga Koreja e Jugut

Futboll

Shqiptari shënon tjetër gol dhe kualifikon skuadrën nga Koreja e Jugut

Më: 12 mars 2025 Në ora: 13:43
Jasir Asani

Jasir Asani është i papërmbajtshëm në AFC Champions League.

Shqiptari ka arritur të shënojë golin e dytë personal me Gwangju në sfidën ndaj Vissel Kobe.

Në minutën e 118-të të takimit, Asani gjeti rrugën e rrjetës, teksa çon rezultatin 3-0.

Një gol që ka vlerë kualifikimi në fazën e 1/4-ave të këtij turne, pasi Gënagju do të kualifikohej me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Kujtojmë se golin e parë personal dhe të dytin për skuadrën koreane, Asani e shënoi në minutën e 85-të.

Për lojtarin e Kombëtares ky është goli i 12-të në 11 ndeshje, ndërsa ka dhënë edhe 1 asist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat