Fyen gjyqtarin

Futboll

Fyen gjyqtarin

Më: 12 mars 2025 Në ora: 13:57
Pamje

Angel Correa është dënuar me pesë ndeshje. Katër ndeshje ishin për fyerje të gjyqtarit dhe një për karton të kuq.

Sanksioni do të zbatohet në La Liga dhe Copa del Rey.

Sulmuesi i Atletico Madridit mori karton të kuq për një ndërhyrje në minutën e 88-të të ndeshjes së xhiros së 27-të të La Ligës në udhëtim kundër Getafes, e cila përfundoi me fitoren e vendasve 2-1.

Pas përjashtimit, Correa ofendoi gjyqtarin Cuadra Fernandez, duke përdorur gjuhë të turpshme.

Gjyqtari i regjistroi fjalët e tij në protokollin e ndeshjes dhe tashmë erdhi edhi dënimi i rëndë i merituar.

“Në minutën e 88-të, Angel Correa u përjashtua me karton të kuq për këtë arsye: ai bëri një ndërhyrje të ashpër kundër një kundërshtari në një sfidë për topin me forcë të tepruar”.

“Pasi mori kartonin e kuq, lojtari mu drejtua me këto fjalë: ‘Bir i njëmijë kurvave, bastard. Q***a nënën”, ka shkruar gjyqtari Fernandez në protokoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat