Jasir Asani ishte heroi i Guangju sot në Champions-in e Azisë.
Dy golat e tij me të majtën i dhanë kualifikimin e “çmendur” skuadrës koreane, kundër Visel Kobe.
Ish-klubi i Iniestës pa Asanin të shënonte një supergol në minutën e 118-të.
Pikërisht ajo rrjetë solli kualifikimin, me rezultatin e përgjithshëm 3 me 2.
Asani foli pas ndeshjes ku ishte lojtari më i spikatur. Lojtari i Kombëtares deklaroi:
“Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje.
Ishte e vështirë dhe për mua dhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani”, u shpreh Asani ndër të tjera.