Kompany nuk i trembet Interit: Po numërojmë ditët

Futboll

Kompany nuk i trembet Interit: Po numërojmë ditët

Më: 12 mars 2025 Në ora: 14:45
Kompany

Fitorja edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bayer Leverkusenit është vetëm një tjetër pengesë që kalohet me sukses në garën drejt finales së Champions League për Bayernin e Mynihut, që do të përballet me Interin në çerekfinale.

Një sfidë që nuk e tremb trajnerin e bavarezëve Vincent Kompany, i cili komentoi për Sky Sports:

"Do të jetë një sfidë fantastike.

Detyra jonë si trajnerë është gjithmonë të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe gjatë pushimit ndërkombëtar do të shohim se çfarë na ofron kundërshtari.

Jemi në këtë kompeticion sepse duam të luajmë kundër më të mirëve dhe të presim që të zbresim në fushë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat