Sulmuesi i Kombëtares kryeson listën e golashënuesve në Champions-in aziatik

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares kryeson listën e golashënuesve në Champions-in aziatik

Më: 12 mars 2025 Në ora: 14:45
Jasir Asani

Jasir Asani shënoi një dopietë sot, që u kualifikoi Guangju duke eliminuar Visel Kobe. Skuadra koreane do të luajë në fazën e 1/4-ave të Champions-it aziatik.

Dy golat po ashtu e vendosin Asanin në krye të golashënuesve. Anësori, bashkë me Anderson Lopes, kanë gjetur nga nëntë herë rrugën e rrjetës.

Poshtë tyre qëndrojnë lojtarë si Mahrez dhe Ronaldo. Tetë herë e ka gjetur golin Mahrez, ndërsa Ronaldo ia ka dalë shtatë herë.

Asani ka spikatur me formën e tij në këtë edicion të Champions-it aziatik. Lojtari i Kombëtares shqiptare është arsyeja kryesore e arritjes së Guangju.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat