Angelli kërkon të rimarrë Juventusin, si trajner ëndërron Klopp

Futboll

Angelli kërkon të rimarrë Juventusin, si trajner ëndërron Klopp

Më: 12 mars 2025 Në ora: 14:48
klopp

Andrea Agnelli mund të marrë sërish drejtimin e Juventusit.

Rezultatet negative në periudhën e fundit kanë shtuar revoltën e mbështetësve bardhezi, të cilët kërkojnë garanci nga presidenca për të luftuar për trofe.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Andrea Agnelli do të marrë përsëri drejtimin e Juventusit jo vetëm si president, por edhe si pronar, duke blerë klubin nga kushëriri i tij John Elkann.

Operacioni nuk do të ishte i thjeshtë sepse në bursë Juventus kap vlerën e 1.1 miliardë Eurove dhe është e vështirë që vetëm Agnelli të përballojë shifra të tilla, prandaj mund të ketë punuar muajt e fundit për të formuar një grup investitorësh për të blerë klubin bardhezi.

Për të marrë pronësinë e aksioneve të kompanisë Exor çmimi përllogaritet në rreth 800 milionë Euro.

Ditët ose javët e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e klubit torinez, që pas një periudhe të vështirë tranzicioni mund të rikthehet sërish në duart e Andrea Agnelli.

Red Bull mund të blejë ekipin torinez, ndërkohë që ëndrra e madhe është që në krye të skuadrës të vendoset  Jurgen Klopp, i cili është ambasador i Red Bull. Një lëvizje që do të rindizte shpresat e tifozëve bardhezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat