Vëllaznimi mbetet pa kryetrajner, Josa largohet

Futboll

Vëllaznimi mbetet pa kryetrajner, Josa largohet

Nga: K. Goca Më: 12 mars 2025 Në ora: 15:38
Mirel Josa

Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës mbetet pa kryetrajner.

Mirel Josës nuk i shkoi ashtu si duhet me rezultate duke u larguar nga klubi me renome.

“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dyanshme për shkëputjen e bashkëpunimit.

KF Vëllaznimi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen.

Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, njofton FC Vëllaznimi.

Skuadra gjakovare tani për tani zë vendin e pestë me 32 pikë pas 18 javëve në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat