Altin Aliu shënon het-trik, shkatërron Gjilanin

Futboll

Altin Aliu shënon het-trik, shkatërron Gjilanin

Nga: K. Goca Më: 12 mars 2025 Në ora: 15:52
Malisheva feston

Futbollisti Altin Aliu sot ka treguar cilësitë e tija. 

Aliu shënoi het - trik duke e ndihmuar ekipin e tij, Malishevën në fitoren e thellë, me rezutat 4:1 ndaj Gjilanit.

Mbrojtja e Gjilanit e pafuqishme ndaj Aliut të shpejt e driblues.

Ai luante sikur macja me miun me mbrojtjen  e Gjilanit.

Për Malishevën shënuan Prekazi (45+1), Aliu (56', 82' e 86') dhe për Gjilanin Bilalli (65'). 

Malisheva është në vend të tretë me 40 pikë sa ka edhe Ballkani në pozitën e dytë dhe Gjilani mban pozitën e katërt me 34 sosh pas javës së 24-të në elitën e futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat