Valmiera nuk është më pjesë e elitës së futbollit letonez. Federata mori vendimin që të zbresë nga kategoria klubin që po bënte mjaft mirë në sezonet e fundit.
Shkak për vendimin drastik ishin problemet financiare. Dhe pse klubi i Valmierës shfaqi pretendimet e saj, nuk kishte mundësi apelimi.
Valmiera kujtohet në Shqipëri për sezonin e 2023/24. Partizani u shpall kampion dhe nuk e pati të lehtë përballë Valmierës në turin e tretë të Ligës së Konferencës.
“Demat” ia dolën të fitonin në fund me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Problemet për Valmierën, që prekën edhe klube të tjera, nisën pikërisht nga ai sezon.