Një tjetër natë për t’u mbajtur mend për Lamine Yamal: në moshën 17 vjeç e 241 ditë, ylli spanjoll u bë lojtari më i ri në historinë e Champions League që shënon një gol dhe jep një asist në një ndeshje të kompeticionit më të mirë europian.
Një mbrëmje që mahniti edhe ish-mbrojtësin e Manchester United dhe kombëtares angleze, Rio Ferdinand.
“Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në jetën time në këtë moshë. Askush nuk e bën atë që bëri në të njëjtin nivel dhe me kaq konsistencë!”, ka shkruar ish-qendërmbrojtësi në profilin e tij në X.
Vetë Yamal ka thënë pas ndeshjes:
“Unë thjesht po përpiqem të argëtohem me shokët e skuadrës. Por më pëlqeu shumë kjo mbrëmje. Tashmë i thashë Olmos se ajo që më pëlqen më shumë është të luaj ndeshjet e kthimit”.
Për asistin: “Duhet të falënderoj Raphinha-n: Unë u përpoqa të gjuaja dhe ai shënoi”.
“Goli 2-1? Mendoj se është goli më i mirë që kam shënuar ndonjëherë për Barcelona-n, po. Ashtu si ai kundër Francës në Euro? Është aty lart me golin që shënova në Euro, po”.