Dhimbje koke për Tahir Batatinën! A do ta ketë fatin e skuadrës Wisla Krakow?

Futboll

Dhimbje koke për Tahir Batatinën! A do ta ketë fatin e skuadrës Wisla Krakow?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 mars 2025 Në ora: 17:12
Tahir Batatina

Tahir Batatina nuk e ka gjumin e qetë sikur në edicionet e kaluara!

Tani po ballafaqohet me një situatë të pazakontë!

Fati i Llapit është në duart e veta, pra e gjitha do të shihet në takimin me Suharekën se ku i kanë punët!

Llapi i Podujevës është në vend të tetë me 26 pikë por ka një ndeshje më shumë se Suhareka e parafundit në tabelë e cila ka po ashtu 26 pikë.

Tahir Batatina tani ka formula të ndryshme, se si t’i ikë zonës së rrezikut, madje edhe të barazhit sepse barazhi askujt nuk i sjell siguri!

Nga ana tjetër, Llapi është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe favorit për të shkuar në finale, pasi ka për rival Drenicën e Skenderajt!

A mund ta ketë Llapi fatin e skuadrës polake Wisla Krakow?

Pse fatin e  Wisla Krakow?

Wisla e fitoi Kupën e Polonisë dhe luante në garat e Europa League madje e pat eliminuar Llapin. 

Nëse Llapi bie nga liga dhe e fiton Kupën e Kosovës, padyshim se do të shkojë në garat e Europa League. 

Një situatë interesante tek Llapi.

Duket se përballja me Wisla Krakow edicionin e kaluar Llapin e ka “trulluar”, sepse Wislla në ligën e dytë polake por ishte fituese e Kupës polake dhe pjesëmarrëse në garat evropiane.

Askush nuk e di se si do të shkojë Llapi deri në fund. 

Anija e Llapit është lundruar nëpër “dallgët e detit”. 

Batatina është në presionin e madh sepse nuk ka shumë kohë për eksperimente, çdo gabim nuk i falet vetëm e dërgon drejt një rangu më poshtë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat