Kush e ka Ramadanin e ka qetësinë!

Futboll

Kush e ka Ramadanin e ka qetësinë!

Nga: K. Goca Më: 12 mars 2025 Në ora: 17:19
Zekirija Ramadani

Zekirija Ramadani ka qetësinë e thellë për 12 javët e fundit të elitës së futbollit të Kosovës.

I qetë dhe fjalëpak por gjithnjë me suksese!

Puna e tij e ka dërguar Dritën e Gjilanit bindshëm në krye të tabelës.

Ai, dje me Dritën e hoqën qafesh edhe kampionin në fuqi, Ballkanin, duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Drita kryeson me 53 pikë, ka 13 më shumë se Ballkani dhe Malisheva pas javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ramadani e ka strategjinë e suksesit kudo që shkon.

Kush e ka Ramadanin e ka qetësinë!

Ashtu është edhe me Dritën e Gjilanit, e cila po e sundon kampionatin dhe pa ndonjë presion e telashe nga skuadrat tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat