A e keni lexuar historinë e klubit të futbollit Prishtina?

Futboll

A e keni lexuar historinë e klubit të futbollit Prishtina?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 mars 2025 Në ora: 17:32
Jean Michel Cavalli

Prishtina nuk është klub që është themeluar dje por është klub me renome dhe më i madhi në Kosovë.

Jean Michel Cavalli është kryetrajner i Prishtinës!

Nëntë ndeshje pa fitore!

A e ka lexuar Jean Michel Cavalli historinë e kliubi më të madh në Kosovë, FC Prishtina?

Nuk e di e ka lexuar apo jo!

Jean Michel Cavalli duhet ta kuptojë se Prishtina nuk është klub që lufton për ekzistencë!

Prishtina nuk është klub që për nëntë ndeshje nuk ka shijuar fitore në kampionat!

Prishtina është klub që lufton për titull!

Nuk është edhe faji yt i gjithë kësaj situate që po kalon klubi me renome!

Prishtina aktualisht gjendet në vend të gjashtë me 31 pikë, 5 pikë larg vendit që bie nga liga!

Jean Michel Cavalli, nëntë ndeshje pa fitore, kjo nuk ka kuptim!

Kjo situatë e pakëndshme ka një fajtor!

Fajtori duhet të gjendet!

Prishtina është në krizë, kjo nuk, do as që duhet diskutuar.   

Prishtina gjithmonë ka luftuar për titull, tani e ka në "fjalor të futbollit: Ekzitencën"?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat