Arne Slot miraton 5 largime nga Liverpool,

Futboll

Arne Slot miraton 5 largime nga Liverpool,

Më: 12 mars 2025 Në ora: 17:42
Arne Slot

Federico Chiesa ishte i vetmi transferim i Liverpool në merkaton e verës së shkuar. Klubi anglez nuk ndryshoi asgjë në formacionin e titullarëve, por verën e ardhshme gjërat do të jenë ndryshe.

Sky Sports raporton se Arne Slot ka kërkuar disa blerje të rëndësishme dhe të kushtueshme, duke qenë se disa lojtarë mund të largohen.

Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold janë në fund të kontratave dhe pritet të mos rinovojnë. Slot ka miratuar largimin e pesë emrave: Caoimhin Kelleher, Wataru Endo, Harvey Elliott, Federico Chiesa dhe Diogo Jota.

Ka ardhur koha që Liverpool të rrisë nivelin e stolit gjithashtu, kështu që në verë presim minimalisht 7 transferime në “Anfield”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat