Nuk humbasin në 9 ndeshjet e fundit

Futboll

Nuk humbasin në 9 ndeshjet e fundit

Më: 12 mars 2025 Në ora: 18:04
Pamje nga ndeshja

Arsenali theu gjashtë rekorde në fitoren 7-1 kundër PSV-së në ndeshjen e vajtjes në Eindhoven.

Ata u bënë skuadra e parë në histori, që shënon shtatë gola jashtë fushe në një ndeshje të vetme me eliminim direkt në Champions.

Ata u bënë gjithashtu edhe skuadra e parë që kishin gjashtë golashënues të ndryshëm në një ndeshje jashtë fushe me eliminim në Ligën e Kampioneve.

Arsenali u bë skuadra që shënon më shpejt pesë gola në transfertë në Champions, me golin e 5-1 të Trosardit, i cili erdhi në minutën e 48- të. Por rezultati 7-1 bëri që Arsenali të regjistronte fitoren e pestë radhazi në Ligën e Kampioneve gjatë të njëjtit sezon dhe një gjë të tillë “Topçinjtë” nuk e bënin që prej kohës së Vengerit (2005-‘06).

Goli i Nuanerit e pa atë që të bëhej shënuesi i tretë më i ri i historisë në fazën me eliminim të Ligës së Kampioneve: 17 vjeç e 384 ditë. Sulmuesi u asistua për golin e tij nga Majls Ljuis-Skeli dhe kjo do të thotë se dy adoleshentë anglezë kombinuan për herë të parë për një gol në historinë e Ligës së Kampioneve.

– Rekordi i Arsenalit kundër klubeve holandeze është 9 fitore, 8 barazime, 4 humbje (golavarazh 35-14), ndërsa bilanci në shtëpi kundër tyre është 5 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje. Humbja e vitit 2022 në Eindhoven është disfata e vetme e Arsenalit në dhjetë ndeshjet e fundit kundër klubeve holandeze (6 fitore, 3 barazime).

– “Topçinjtë” janë të pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër klubeve holandeze.

– Londinezët janë kualifikuar në 16 nga 17 duelet në kompeticionet e UEFA-s, në të cilat ata kanë fituar ndeshjen e parë jashtë fushe.

– PSV ka regjistruar vetëm një fitore në 13 ndeshjet e tyre të fundit në transfertat angleze/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat