Zeneli pas ftesës: Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaj për Suedinë

Futboll

Zeneli pas ftesës: Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaj për Suedinë

Më: 12 mars 2025 Në ora: 18:11
Besfort Zeneli

Besfort Zeneli ka folur hapur për vendimin e tij për të refuzuar një ftesë nga Kosova, duke theksuar dëshirën për të përfaqësuar Suedinë në nivelin ndërkombëtar. 

Në një intervistë për gazetën suedeze “Aftonbladet”, Zeneli shpjegoi arsyet pas vendimit të tij, duke e vënë theksin tek ëndrra e tij për të luajtur për Kombëtaren suedeze.

“Kur u ftova nga Kosova, ndjeva sikur doja të mendoja pak më shumë. E dija që nuk do të grumbullohesha në atë kohë për ekipin A të Suedisë, por ndjeva se duhej të mendoja më tej, sepse nëse luaj një ndeshje për Kosovën, do të isha i mbyllur.

Nuk doja të mbyllesha. Ndihesha sikur dua të luaj për Suedinë. Nuk e di se kur do ta kisha rastin, por ëndrra ka qenë gjithmonë të luaj për Suedinë”, tha Zeneli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat