Elbasani përballë “makthit” të këtij sezoni

Futboll

Elbasani përballë “makthit” të këtij sezoni

Më: 12 mars 2025 Në ora: 19:53
Pamje nga ndeshja

Elbasani dhe Dinamo do të kenë një përballje të rëndësishme në javën e 30-të të kampionatit, në një duel që do të luhet këtë të diel në orën 18:00 në "Elbasan Arena". Kjo ndeshje do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të dyja skuadrat për të përmirësuar “blinduar” pozitat e tyre në klasifikim dhe për të shpresuar deri në fund te arritja e objektivave.

Përballjet direkte mes këtyre dy skuadrave kanë pasur një histori interesante dhe gjithmonë kanë qenë të të luftuara. Dinamo ka një përvojë të gjatë në kampionatin shqiptarë, ndërsa skuadra e Elbasanit ka vitin e parë në Superiore.

Në 3 takimet e fundit mes tyre që janë dhe të vetmet që kanë zhvilluar mes tyre, “Blutë” kanë arritur 3 fitore të rëndësishme. Por pavarëisht se elbasanasit nuk ia kanë dalë të sigurojnë fitore përballë ekipit të Ilir Dajës, sërish në shtëpi kanë treguar se janë një skuadër e vështirë.

Dinamovitët kanë arritur të shënojnë 10 gola në portën e verdhebluve, ndërsa nga ana tjetër ekipi i Ivan Gvozdenvoic ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës ndaj “Bluve” vetëm 2 herë. Gjithsesi kjo ndeshje premton një luftë të ashpër për 90-të minuta, pasi çdo pikë do të jetë vendimtare në luftën e ekipeve drejt objektivave të tyre sezonalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat