Refuzuan pushimin e trajnerit

Futboll

Refuzuan pushimin e trajnerit

Më: 12 mars 2025 Në ora: 19:57
AC Milan

Pavarësisht ditës së pushimit të dhënë nga Serxho Konseisao, shumë lojtarë ishin të pranishëm të hënën në qendrën stërvitore të “Milanello”-s për të kryer punë të personalizuara midis fushës dhe palestrës.

Ndërkohë, dje, skuadra është rikthyer me rendiment të plotë në stërvitje.

Mes lojtarëve që kryen punë të rregullt ishte edhe Ruben Loftus-Çik, i cili u stërvit në përgatitje për rikthimin e tij në dispozicion, të planifikuar për sfidën e fundjavës kundër Komos.

Anglezi është jashtë që nga fillimi i janarit për shkak të një problemi muskulor të pësuar në finalen e Superkupës së Italisë të fituar nga “Djalli” kundër Interit.

Ndërkohë, dy ditët e fundit kanë qenë karakterizuar nga humori i mirë si pasojë e suksesit në Leçe, por edhe për shkak të disa ditëlindjeve. Françesko Kamarda ka festuar 17-vjetorin në “Milanello”, teksa dje ka qenë Alesandro Florenci, që u ka sjellë një ortë shokëve me rastin e 34-vjetorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat