Gallapeni shpreh besnikërinë për Kosovën: Do të shkruaj historinë e jetës time

Futboll

Gallapeni shpreh besnikërinë për Kosovën: Do të shkruaj historinë e jetës time

Më: 12 mars 2025 Në ora: 20:02
Dion Gallapeni

Futbollisti i Prishtinës, Dion Gallapeni, shpreh besnikërinë për kombëtaren e Kosovës U-21.

Gallapeni tha se të luash për vendlindje është krenari. 

Gallapeni është prej talenteve më të mëdhenj në futbollin tonë.  

“Për mua dhe familjen time është nder dhe krenari që të përfaqësoj vendlindjen time, vendin që u derdh shumë gjak që të çlirohet, e që ne tani e kemi obligim që të derdhim djersën tonë dhe të japim gjithçka nga vetja që të ndërtohet e të zhvillohet. 

Historia do të më kujtojë një ditë dhe nuk do të shqetësohem se sa e vështirë do të jetë rruga drejt suksesit, dua ta përcaktoj veten, do të shkruaj historinë e jetes time dhe askush nuk dua të më thotë se sa është e vështirë, nuk më tremb kjo aspak, as se çfarë mund të jem dhe çfarë nuk mund të jem, sepse qëllimi im është caktuar dhe nuk do të shkoj kurrë në shtëpi, të paktën jo pa dhënë gjithçka çfarë kam për vendin tim”, ka shkruar Gallapeni në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat