Luis Enrique e thotë hapur atë që mendojnë të gjithë tifozët

Futboll

Luis Enrique e thotë hapur atë që mendojnë të gjithë tifozët

Më: 12 mars 2025 Në ora: 20:05
Mbappe e Enrique

PSG ka eliminuar Liverpoolin nga Champions League.

Francezët, me një ekzekutim më të mirë nga ruleta ruse, kanë kaluar në çerekfinale, ku me gjasë do të përballen me Aston Villa.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka bërë një deklaratë interesante pas triumfit të tyre në Anfield.

Ai pretendon se skuadra aktuale është më e mirë pa Kylian Mbappe, i cili prej vitesh ishte forca kryesore sulmuese e parisienëve.

Pas ndeshjes në Anfield, askush në Parc des Princes nuk e kujton Mbappe. “Unë ende mendoj se ky ekip është më i mirë pa Mbappe si në sulm ashtu edhe në mbrojtje,” ishin fjalët brutale të Luis Enrique ndaj ish-yllit të PSG.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat