Reali feston

Real Madridi është në çerekfinale të Champions League.
Kampioni në fuqi i Evropës me penallti e mposhti me rezultat 4:2 Atletico Madridin, në ndeshjen e kthimit që u zhvillua në stadiumin “Metropolitano” në Madrid.
Ndeshja në kohën e rregullt mbyllet me rezultat 1:0 në favor të Atletico Madridit.
Në çerekfinale takohen:
Arsenali - Reali
Barcelona - Dortmundi
Bayerni - Interi
PSG - Aston Villa
Ndeshjet e para luhen me 8 prill
Ndeshjet
Atletico - Real 1:0 - 2:4 me penallti (1:2)
Arsenali - PSV 2:2 (7:1)
Aston Villa - Club Brugge 3:0 (3:1)
Në kllapa janë ndeshjet e para
Pasi që ndeshjen e parë e kishte fituar Real Madridi me 2:1 ndeshja shkoi nl vazhdime dy herë nga 15 minuta por që nuk solli ndryshim rezultati dhe penalltitë përcaktuan çerekfinalistin.
Në veprim i shpejt që rezultoi me gol për 27 sekonda.
Gallagher shënoi nga afërsia për rezultatin 1:0 në favor të Atleticos.
Në minutën e 58-të Mbappe faullohet, ndërsa gjyqtari pa u hamendur fare akordoi penallti.
Vinicius mori përgjegjësinë në minutën e 70-të por goditja e tij nga penalltia shkoi jashtë portës së Atleticos.
Penalltitë, për Realin shënuan Mbappe, Bellingham, Valverde e Rudiger; dështoi Lucas (e mbrojti portieri Oblak) – për Atleticon realizuan Sorloth, Correa, dështuan Alvarez, Llorente.