Real Madridi me penallti kualifikohet! Ja kush më kë takohet në çerekfinale të Champions League

Futboll

Real Madridi me penallti kualifikohet! Ja kush më kë takohet në çerekfinale të Champions League

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 mars 2025 Në ora: 20:46 Përditësuar në ora: 22:53 më 12.03.2025
Pamje nga ndeshja

Reali feston

Real Madridi është në çerekfinale të Champions League.

Kampioni në fuqi i Evropës me penallti e mposhti me rezultat 4:2 Atletico Madridin, në ndeshjen e kthimit që u zhvillua në stadiumin “Metropolitano” në Madrid. 

Ndeshja në kohën e rregullt mbyllet me rezultat 1:0 në favor të Atletico Madridit.

Në çerekfinale takohen:
Arsenali - Reali
Barcelona - Dortmundi
Bayerni - Interi
PSG - Aston Villa

Ndeshjet e para luhen me 8 prill

Ndeshjet
Atletico - Real 1:0 - 2:4 me penallti  (1:2)
Arsenali - PSV 2:2 (7:1)
Aston Villa - Club Brugge 3:0 (3:1)
Në kllapa janë ndeshjet e para

Pasi që ndeshjen e parë e kishte fituar Real Madridi me 2:1 ndeshja shkoi nl vazhdime dy herë nga 15 minuta por që nuk solli ndryshim rezultati dhe penalltitë përcaktuan çerekfinalistin.

Në veprim i shpejt që rezultoi me gol për 27 sekonda.

Gallagher shënoi nga afërsia për rezultatin 1:0 në favor të Atleticos.

Në minutën e 58-të Mbappe faullohet, ndërsa gjyqtari pa u hamendur fare akordoi penallti.

Vinicius mori përgjegjësinë në minutën e 70-të por goditja e tij nga penalltia shkoi jashtë portës së Atleticos.

Penalltitë, për Realin shënuan Mbappe, Bellingham, Valverde e Rudiger; dështoi Lucas (e mbrojti portieri Oblak) – për Atleticon realizuan Sorloth, Correa, dështuan Alvarez, Llorente.

Arsenali dhe Aston Villa në çerekfinale 

Arsenali me komoditet ka luajtur sonte me PSV-në duke barazuar me rezultat 2:2 në “Emirates”. 

Takimin e parë e kishte fituar skuadra londineze në Holandë me 7:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 9:3 kualifikohet në çerekfinale të Champions League.

Për Arsenalin shënuan Zinchenko (6’) e Rice (37’) dhe për udhëtuesit Perishiq (18’) e Driouech (70').

Aston Villa me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 3:0 Club Bruggen.

Edhe takimin e parë e ka fituar me 3:1 në konak të skuadrës belge, kësisoj me rezultat të përgjithshëm 6:1 shkoi më tej.

Golat i realizuan Asensio (50' e 61’) dhe Maatsen (57’).

Mysafirët nga minuta e 17-të mbeten pa një lojtar, Sabbe u përjashtua me kartton të kuq, për çka ishte një përparësi e madhe për Aston Viillën. 

Ardon Jashari u paraqit titullar për Club Bruggen dhe u zëvendësua në minutën e 59-të.

Arsenali e Aston Villa festojnë

(E plotësuar) -90' Minutat e fundit.

84' Atletico e Real në presion të madh.

81' Nxehtë në Madrid, ende e paqartë gjithçka.

 75' Ndeshje të forta.

Ndeshjet
Atletico - Real 1:0 - 2:4 me penallti  (1:2)
Arsenali - PSV 2:2 (7:1)
Aston Villa - Club Brugge 3:0 (3:1)
Në kllapa janë ndeshjet e para

70' Driouech shënon e barazon 2:2 ndaj Arsenalit.

70' Vinicius humb penalltinë, gjuan jashtë portës.

67' Reali ka presionin. Mbappe faullohet dhe gjyqtari akordoi penallti për Realin.

61' Asensio thellon rezultatin e Aston Villës.

57'Maatsen realizon për 2:0 në favor të Aston Villës.

54' Ndeshje e nxehtë në Real.

50'Asensio realizon për Aston Villën. 

48' Ndeshje të mira.

Përfundojnë pjesët e para.

40' Reali po has në presion të Atleticos.

37' Rice shënon për Arsenalin, 2:1.

36' Pak gola në këto minuta.

32' Nuk po shënon ende Reali.

25' Ndeshje të forta.

21' Reali po orvatet por pa sukses.

18' Perishiq shënon për PSV-në.

13' Atletico synon golin e radhës.

6' Arsenali kalon në epërsi me golin e Zinchenkos.

1' Fillojnë ndeshjet.Gallagher kalon në epërsi Atleticon për 30 sekonda.

Priten ndeshje të mira sot në Madrid.

Belgët do të tentojnë një mrekulli në Angli me Jasharin titullar

Belgët do të tentojnë një mrekulli në Angli me Jasharin titullar!!

Publikohen formacionet zyrtare të Aston Vila-Klub Bryzh!

Aston Vila ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë ndaj Klub Bryzh në Ligën e Kampioneve, pasi triumfoi me shifrat 3-1 në Belgjikë duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve.

Por klubi belg, duke parë mënyrën se si luajti në sfidën e parë ku iu afrua disa herë golit, do të tentojë gjithçka në këtë ndeshje të dytë në Angli, edhe pse dukshëm nuk është favorit.

Formacioni i Realit

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e 1/8 së finales së Champions League, mes Ateltiko Madridit dhe Real Madridit.

Më fillim nga ora 21:00, në ”Metropolitano stadium” do të vendoset se cila skuadër do të kualifikohet në çerekfinale.

Real Madridi ka epërsi nga ndeshja e kaluar, pasi shënoi fitore në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 2-1.

Trajneri i ”Los Blancos”, Carlo Ancelotti, tashmë ka publikuar formacionin zyrtar të ndeshjes.

“Arma” më e fortë e Realit është sulmi, ku edhe kësaj radhe nga minuta e parë startojnë treshja e frikshme, Rodrygo, Vinicius Jr-i dhe Mbappe.

Dortmundi fiton me përmbysje, kualifikohet

Dortmundi nuk ka lejuar befasi në Champions League.

Verdhezinjtë janë kualifikuar në çerekfinale.

Dortmundi ka fituar në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj skuadrës franceze, Lille.

Ndeshja e parë pati përfunduar 1:1 dhe Dortmundi me rezultat të përgjithshëm 3:2 ka siguruar biletën për më tej.

David në minutën 5-të shënoi për Lillen dhe Can në minutën e 54-të nga penalltia e Beier në atë të 65-tën për triumfin e Dortmundit.

Diego Simeone me më të mirët e mundshëm

Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të Madridit për ndeshjen e kthimit në Champions League. Diego Simeone ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa Carlo Ancelotti vjen me një lëvizje disi surprizë.

Tekniku Italian ka hedhur nga minuta e parë “veteranin” Luka Modric, ndërsa pjesa tjetër mbetet e njëjtë me atë të ndeshjes së javës së kaluar në “Bernabeu”.

Atletico XI: Oblak; Marcos Llorente, Giménez, Lenglet, Reinildo; Simeone, De Paul, Pablo Barrios, Gallagher; Griezmann, Julián Álvarez

Real Madrid XI: Courtois; Fede Valverde, Rüdiger, Asencio, Mendy; Modric, Tchouaméni, Bellingham; Rodrygo, Mbappé, Vinicius

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat