Luminesen – Dajti, finalja e madhe e FSHF Cup 2024-2025

Futboll

Luminesen – Dajti, finalja e madhe e FSHF Cup 2024-2025

Më: 12 mars 2025 Në ora: 21:20
Pamje

Luminesen dhe Dajti janë dy skuadrat që do të luftojnë për trofeun e FSHF Cup për edicionin 2024-2025.

Të dy ekipet kaluan me sukses fazën gjysmëfinale, duke siguruar biletat për finalen e madhe.

Ndeshjet gjysmëfinale u zhvilluan në “Shtëpinë e Futbollit”, në një atmosferë të zjarrtë. Luminesen arriti finalen pasi mposhti Vila L pas kohës shtesë.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në shtesë Luminesen shënoi dy herë, duke vulosur fitoren 2-0.
Nga ana tjetër, Dajti triumfoi minimalisht 1-0 ndaj ATS, duke siguruar vendin në finale.

Finalja e FSHF Cup mes Luminesen dhe Dajtit do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa data dhe ora e ndeshjes do të përcaktohen së shpejti nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat