Kompany: Na pret sfidë fantastike ndaj Interi

Futboll

Kompany: Na pret sfidë fantastike ndaj Interi

Më: 12 mars 2025 Në ora: 21:33
Kompany

Bayerni fitoi edhe sfidën e kthimit ndaj Leverkusen, duke siguruar një biletë për në çerekfinale të Championsit.

Atje ku përballë do të jetë Interi, një ndeshje që nuk e tremb aspak trajnerin e bavarezëve Vincent Kompany.

“Do të jetë një sfidë fantastike.

Detyra jonë si trajnerë është gjithmonë të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe gjatë pushimit ndërkombëtar do të shohim se çfarë na ofron kundërshtari.

Jemi në këtë kompeticion sepse duam të luajmë kundër më të mirëve dhe të presim që të zbresim në fushë”, deklaroi Kompany.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat