Sipas Defensa Central, mesfushori sulmues i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, ka refuzuar një transferim te Real Madridi.
Burimet zbulojnë se Bayern Munich ka bërë një lëvizje të zgjuar duke nënshkruar me motrën e Florian, Julianna Wirtz, në ekipin e tyre të femrave.
Julianna, e cila gjithashtu luan futboll, iu bashkua Bayer Leverkusenit në vitin 2018 dhe prania e saj thuhet se ka ndikuar në vendimin e Florian për t’i qëndruar besnik klubit të tij aktual.
Si rezultat, ylli 21-vjeçar favorizon një kalim të mundshëm në Mynih.
Megjithatë, nëse trajneri aktual i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, merr drejtimin e Real Madridit, kjo mund ta shtyjë Wirtz të rishqyrtojë qëndrimin e tij.
Andaj, do të jetë një luftë mes Bavarezëve dhe Los Blancos për të fituar shërbimet e tij.