Al-Khelaifi: Mund të shkruajmë historinë e PSG-së

Futboll

Al-Khelaifi: Mund të shkruajmë historinë e PSG-së

Më: 12 mars 2025 Në ora: 21:57
Al-Khelaifi

“Ishte një mbrëmje madhështore për ne, për klubin, për historinë e tij. Unë fola me lojtarët para ndeshjes dhe u thashë se mund të shkruanin historinë".

Kështu është shprehur presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili ka dhënë mendimin e tij për paraqitjen e ekipit francez pas triumfit ndaj rivalëve anglezë.

"Nuk ka qenë aspak e lehtë, Liverpooli meriton gjithë respektin tonë.

Ata janë një ekip i madh dhe një nga më të mirët, nëse jo më të mirët në botë për momentin. Lojtarët tanë, menaxheri, stafi, Luis Campos...

Sinqerisht, të gjithë e kemi ëndërruar këtë moment. Ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Tani ne festojmë, por rruga është ende shumë e gjatë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat