Kategoria Superiore do të rikthehet në fundjavë të shtunën dhe të dielën për të luajtur javën e 30-të.
Të shtunën më 15 mars do të zhvillohen dy takime të rëndësishme.
Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi” në orën 18:00, po në të njëjtin orar do të zhvillohet sfida Egnatia-Tirana në Rrogozhinë. Ndërsa ditën e diel do të luhen tre sfidat përmbyllëse të javës së 30-të.
Sfida e parë e ditës së diel do të jetë Bylis-Laçi që do të luhet në orën 15:00 në “Adush Muça”. Ndërsa në orën 18:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera, Partizani-Teuta dhe Elbasani-Dinamo
AXHENDA E JAVËS SË 30-TË:
E shtunë 18:00/ Vllaznia-Skënderbeu
E shtunë 18:00/ Egnatia-Tirana
E diel 15:00/ Bylis-Laçi
E diel 18:00/ Partizani-Teuta
E diel 18:00/ Elbasani-Dinamo