Ka përfunduar edhe xhiroja e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Suhareka shënoi fitore ndaj Feronikelity 74 për ta mbyllur këtë xhiro.
Pas 24 ndeshjeve, Drita prin në renditje me 53 pikë, 13 më shumë se Ballkani e Malisheva që mbajnë pozitat dy dhe tre.
Gjilani është i katërti me 34 pikë, i ndjekur nga Ferizaj me 32 dhe Prishtina e Dukagjini me 31 në pozitat 6 dhe 7.
Suhareka me tri pikët e sotme ka 29 sosh në vendin e tetë, kurse Llapi është i parafundit me 26.
Krejt në fund dhe i pashpresë është Feronikeli 74 me 13 pikë të grumbulluara/