Chelsea ka gati 30 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës

Futboll

Chelsea ka gati 30 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës

Më: 13 mars 2025 Në ora: 18:04
Flick

Chelsea po përgatit një ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres.

Klubi londinez ka gati 30 mln euro për lojtarin e kombëtares spanjolle.

24-vjeçari po has vështirësi për të siguruar një vend titullar te Barcelona.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në pozicionin e tij Hansi Flick po kërkon për një lojtar tjetër.

Kontrata e tij me Barcelonën vlen deri në qershor 2027.

Ai e nisi karrierën te Valencia, për t’u transferuar më pas te Manchester City (2020), kurse te Barcelona ka 3 vite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat