Skuadra italiane Fiorentina e ka eliminuan Panathinaikosin e Greqisë, duke e mposhtur me rezultat 3:1 në Firencë.
Ndeshjen e parë e kishin humbur me 3:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:4 janë kualifikuar në çerekfinale të Conference League.
Golat për vendasit i realizuan Mandragora (12'), Gudmundsson (24'), Kean (75’) dhe për skuadrën greke Ioannidis (81’ – nga penalltia).
Fiorentina synon të prek finalen e kësaj gare.