Bayerni ia vë syrin Neymarit

Futboll

Bayerni ia vë syrin Neymarit

Më: 14 mars 2025 Në ora: 00:50
Neymar

Neymar Junior mund të rikthehet në futbollin evropian gjatë verës që po vjen.

Ylli brazilian është duke e rikthyer formën optimale pasi u rikthye në atdhe për t’iu bashkuar klubit të fëmijërisë, Santos.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Paris Saint-Germainit dhe i Al Hilalit po vinte nga një lëndim i rëndë, i cili e la jashtë fushës së blertë për një vit, ndërsa tash është duke e rigjetur formën.

Por, eksperienca e tij në Brazil duket se do të jetë e shkurtër.

Ai ka nënshkruar me Santosin vetëm deri në verë pasi e ka mendjen të rikthehet në futbollin me peshë.

Sot, mediumi “El Nacional” raportoi se Bayern Munichu po e konsideron mundësinë e transferimit të përfaqësuesit brazilian gjatë verës si lojtar i lirë gjatë verës që po vjen.

Futbollisti do ta mirëpriste një transferim të tillë pasi synon të jetë në formë sa më të mirë për Kupën e Botës, e cila do të mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

Gjithashtu, spekulohet për një rikthim të mundshëm të “O Ney” në Barcelonë, e cila do të ishte një ëndërr e bërë realitet për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat