Vendimet e Komisionit të Garave 

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave 

Më: 14 mars 2025 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 14.03.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 24-t të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:

VENDIME

1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 24-t të AlbiMall Superligës në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor

Ndaj: FC “Ferizaj“. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes, në min 88 pas një faulli të akorduar për FC “Ferizaj”, një tifoz i ekipit vendas kaloi rrethojat dhe futet në fushë 3-4 metra, tentoi ta sulmojë lojtarin mysafir që shkatoi faullin, mirëpo falë intervenimit të lojtarëve vendas dhe pjesëtarëve të sigurimit u evitua më e keqja. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Ferizaj–Llapi.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 14.03.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit, njofton Komisioni i Garave i FFK-së Abdyl Bellopoja, kryetar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat