Vinicius shqetëson Ancelottin

Futboll

Vinicius shqetëson Ancelottin

Më: 14 mars 2025 Në ora: 15:31
Vinícius Júnior

Alarm në ‘Santiago Bernabéu’. Vinícius Júnior nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit të stërvitjes së Real Madrid-it para ndeshjes me Villarreal-in.

Braziliani e përfundoi ndeshjen kundër Atletico-s në Ligën e Kampionëve me një shqetësim dhe është në dyshim për takimin e radhës në ‘La Cerámica.

Vini bëri një gjest për Ancelotti-n kur u zëvendësua në ‘Metropolitano’ që sugjeronte se zëvendësimi mund të ishte gjithashtu për arsye fizike, diçka që po merr më shumë kuptim me mungesën e tij në seancën e fundit para rikthimit në La Liga.

Për momentin, nuk ka asnjë raport mjekësor dhe nuk përjashtohet mundësia e tij për të luajtur kundër Villarreal-it, por Real Madrid-i do të vazhdojë politikën e rrezikut zero, sidomos tani që kemi hyrë në fazën vendimtare të sezonit.

Mbete të shihet se çfarë do të ndodhë me thirrjen për kombëtaren braziliane, e cila ka përpara ndeshje kundër Kolumbisë dhe Argjentinës për kualifikimin për Kupën e Botës 2026.

Pjesa tjetër e skuadrës, përveç atyre që janë të lënduar për një kohë të gjatë, u stërvit pa probleme të mëdha.

Mbappé ishte i pranishëm në stërvitje që në fillim, por këmba e majtë e francezit u mor në vëzhgim për disa momente nga fizioterapistët dhe mjekët e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat